Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Mekanetul-Mar’eh fil-Islam, fq. 551-552
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 24:31
Ky ajet i Kuranit, gruan e obligon që të mbulohet, në mënyrë që ajo të ruhet dhe të mbrohet nga mëkatarët. Gjatë kohës së injorancës, gruaja ka qenë një subjekt për veprime të turpshme. Gjatë kohës së injorancës, gruaja nuk brengosej për t’u mbuluar, saqë gjatë bërjes së tavafit rreth Qabesë, ajo ecte gjysmëlakuriq. Pra, kështu ishte gruaja në atë kohë.
Pas shpalljes së Islamit, Allahu e urdhëroi atë që të mbulohet, në mënyrë që ta mbrojë veten e saj. Ai e urdhëroi atë madje edhe që ta ulë shikimin dhe mos t’i shikojë meshkujt me epsh. Allahu (te ala) ka thënë:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme.” 24:31
Allahu e ka mbrojtur dhe e ka ruajtur gruan, duke e shndërruar atë në perlë të vërtetë. I vetmi që mund ta zhveshë atë është burri i saj, për të cilin Allahu e ka bërë atë të lejuar dhe anasjelltas. Allahu e ka ndaluar gruan që veten e saj ta shfaqë të zbukuruar para burrave të huaj, në mënyrë që të ruhet dhe mbrohet. Gruaja myslimane nuk është gjë së koti dhe hedhur poshtë, duke vënë të gjithë duart e tyre mbi të dhe të rrëmbehen nga të shikuarit e saj. Gruaja është perla e burrit të saj, e mbrojtur dhe e ruajtur. Allahu e ka lejuar burrin për gruan dhe gruan për burrin. Kjo është gruaja në Islam.
Sa për gruan në shoqërinë injorante, ajo është vetëm një copë mishi për qentë, ku të gjithë mundohen që kthetrat e tyre t’i vënë në të. Të gjithë e shikojnë atë, e në fakt, ndoshta edhe të gjithë e shijojnë atë ndonjë mënyrë të ndaluar.