Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh ed-Durr en-Nadhid (13)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_29_03_1433.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një grua e bëri haxhin dhe bëri tavaf-ul-ifadhah. Por ajo gurëzojë vetëm një shtyllë dhe jo edhe shtyllat e tjera. Ajo as nuk bëri tavaf-ul-ueda për shkak të një arsye të vlefshme sipas sheriatit. A është haxhi i saj i saktë?
Përgjigje: Ajo duhet të ther kurban për shtyllat që nuk i ka gurëzuar. Në lidhje me tavaf-ul-ueda, ajo nuk është e obliguar me diçka nëse ajo e ka lënë atë për shkak të menstruacioneve. Një grua që e ka periudhën e saj mujore nuk është e detyruar që të bëjë tavaf-ul-ueda. Por nëse ajo nuk e bëri atë për ndonjë shkak tjetër, ajo duhet të ther kurban edhe për këtë.