Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja pastrohet para sabahut gjatë Ramazanit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/106-107)

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi agjërimin e femrës në qoftë se periudha e saj mujore përfundon para sabahut?

Përgjigje: Nëse femra është e sigurt se i ka përfunduar asaj periudha mujore një minutë para se të hyjë sabahu, ajo duhet të fillojë të agjërojë nëse është Ramazan. Agjërimi i saj këtë ditë është i saktë sepse ajo e filloi agjërimin në gjendje të pastër. Nuk ka rëndësi nëse ajo pastrohet para apo pas sabahut. Kjo nuk ndikon asgjë në të njëjtën mënyrë sikurse nuk ndikon në burrin që pastrohet pasi të ketë hyrë koha e sabahut pasi që ka përjetuar orgazmën apo të ketë ejakuluar në gjumë pas sabahut. Pra, në të gjitha gjendjet agjërimi i tillë është i saktë.

Po e shfrytëzoj rastin që t’ua kujtoj një gjë lidhur me një tjetër çështje që ka të bëj me femrën. Disa prej tyre mendojnë se në qoftë se iu vjen periudha mujore para se ta falin namazin e jacisë, atëherë agjërimi i asaj dite është i pavlefshëm. Kjo nuk ka bazë në sheriatin Islam. Nëse ndonjë femrës i vjen periudha mujore një minutë pas perëndimit të diellit agjërimi i saj është i vlefshëm.

Shpërndaje: