Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/14891
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një burrë e detyroi gruan e tij të ketë marrëdhënie seksuale gjatë ditës në Ramazan. Ajo refuzoi, por ai e bindi atë. Si rezultat ajo e prishi agjërimin duke pirë ujë dhe pastaj bëri marrëdhënie seksuale me të. Çka është ajo e detyruar të bëjë?
Përgjigje: Nëse është e vërtetë se ai e ka detyruar atë që të ketë marrëdhënie me të, ajo nuk është e detyruar me diçka. Agjërimi i saj është i saktë sepse ajo është detyruar:
“Kushdo që mohon besimin në Allahun pasi që ka besuar, përveç atij i cili detyrohet në të (për të mohuar), kurse zemra e tij është e qetë me besim, – por fjala është për të atillët të cilët ia hapin gjoksin mohimit, – mu mbi këta është zemërimi i Allahut dhe për ta do të ketë ndëshkim të madh.” 16:106
Profeti ﷺ ka thënë:
”Umetit tim i janë falur gabimet, harresa dhe ajo në të cilën janë detyruar me dhunë.”
Nuk ka rëndësi se ajo piu ujë. Nëse ajo pi ujë me qëllim që ta prish agjërimin, agjërimi është prishur. Nëse ajo nuk pi ujë dhe ajo është detyruar që të bëjë marrëdhënie seksuale, agjërimi i saj është ende i vlefshëm sepse ajo është detyruar. Por në qoftë se ajo pi qëllimisht ajo duhet të vazhdojë agjërimin sepse ajo e ka prishur atë. Ai nuk e detyrojë atë që të pi ujë. Ajo piu qëllimisht dhe në mënyrë vullnetare. Ai nuk e detyrojë atë që të pijë ujë. Ajo duhet ta kompensojë atë ditë.