“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja punon pa pasur nevojë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/audio/noor/033907.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Gruaja e cila punon pa pasur nevojë për para, a konsiderohet se ajo ndjek epshin?”

Përgjigje: ”Jo, nuk konsiderohet ashtu. Gruaja nuk konsiderohet se ndjek epshin e saj nëse ajo bën punë të pastër e të mirë dhe është në mesin e grave, pa pasur përzierje me burra.

Pra, nëse ajo punon në mesin e grave dhe puna është hallall, pa i shërbyer zullumit dhe armiqësive, pa pasur lidhje me haramet dhe burri i saj është i kënaqur me punën e saj -në rast se ajo është e martuar-, vepra konsiderohet të jetë e lejuar dhe, këtu nuk ka të bëj me të ndjekurit e epshit.

Ka punë të ndryshme. Në qoftë se, me punën ka lidhje mosbindja ndaj Allahut, atëherë bëhet obligim që njeriu ta braktis atë punë. Nëse puna të çon në përzierjen e burrave dhe grave, e në shfaqjen e bukurisë së saj në prani të tyre, ajo punë konsiderohet haram.

Pyetje: ”Por në qoftë se ajo punë është e lejuar dhe e bazuar në Sheriat, p.sh.: të jesh mësuese e vajzave, infermiere apo mjeke për gratë, atëherë ajo punë është e lejuar. Pyetje: Por nëse ajo nuk ka nevojë për para, atëherë…?”

Përgjigje: ”Edhe nëse ajo nuk ka nevojë për para. Ajo mund të ketë dëshirë për të pasur më shumë para për vete ose për qëllime humanitare e gjëra të tjera.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram