Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://youtu.be/CVAUirS8MWE
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse burri mund të durojë dhe të mos i përgjigjet asaj në kërkesë, kjo do të ishte më e mirë. Kjo është për shkak të dy gjërave:
Disa gra kur të mbesin shtatzëna, i lind urrejtje për burrin e tyre. Ajo në këtë gjendje mund të urrej burrin e saj, edhe nëse ka qenë e martuar me të për vite me radhë. Andaj, duroje derisa t’i kalojnë çrregullimet që mund t’ia ketë sjell shtatzënia; dhe ka mundësi që ajo të kthehet në normalitetin e saj pasi që të jetë pastruar zemra e saj nga urrejtja për burrin. Kjo mund të ndodh edhe me kalimin e kohës. Apo kur ajo të lind fëmijën e saj dhe ta kuptojë se tani më do të mbetet tek burri i saj; ka mundësi që t’i pastrohet zemra e saj. Dhe, unë mendoj se nëse burri i saj, e din se ajo ka moral dhe fe të pastër, mendoj se burri i saj, duhet të jetë i durueshëm ndaj saj.
Gjithnjë kur ajo e kërkon një gjë të tillë, ky duhet të mos i përgjigjet në kërkesën e saj. Kështu vazhdon deri atëherë kur të qetësohen gjërat. E kur gjërat të qetësohen, atëherë mund ta gjykoni: e nëse as pas kësaj ajo nuk mund të qëndroj tek burri i saj, atëherë nuk ka të keqe nëse ajo e kërkon hakun e saj.
Sikurse gruaja e Thabit ibn Kajs (radija Allahu anha) erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, Thabit ibn Kajsit nuk i shoh asgjë të keqe as në moral dhe as në fe.” – Ai ishte i moralshëm, i mirë dhe njëri nga ata të cilët Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e përgëzoi me xhenet. “Por unë i frikësohem kufrit në islam.” Që do të thotë se ajo nuk mund të qëndronte me të.
Atëherë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj: “A do t’ia kthesh atij kopshtin që ta ka dhuruar (për mehër)?” Ajo u përgjigj: “Po”. Atëherë Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e thirri Thabitin dhe i tha: “Merre kopshtin dhe shkurorëzoje atë.” Kështu edhe kishte ndodhur, ai e morri kopshtin në pronësi dhe e shkurorëzoi atë.
Kurse porosia ime për këtë që e bëri pyetjen është që të pres derisa ajo ta lind fëmijën e saj. Gjërat mund të ndryshojnë, pasi që siç e theksuat ju, ajo është fetare dhe e moralshme. E nëse çdo gjë mbetet e njëjtë, atëherë nuk ka asgjë të keqe nëse a´i e kërkon hakun e tij – të gjithë atë që ia ka dhënë asaj. Duke filluar nga dhuratat, mehri etj..E nëse pas kësaj (shkurorëzimit), ajo prapë kthehet tek burri, atë që ai i kishte marrë asaj më herët, mbetet e tij. Sepse çdo gjë kishte ndodhur me drejtësi. Sepse kur njeriu merr diçka me drejtësi, bëhet pronë e tij. Dhe nuk obligohet që t’ia kthej atë nga i cili e ka marrë atë gjë.