“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja shtatzënë jepë mundin e saj gjatë namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Nur alad-Darb

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15301

Data e fetvas: 14/10-1435 ose 10/8-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Gruaja ime është shtatzënë dhe ndien shumë vështirësi nga të qëndruarit në këmbë gjatë namazit, rënies në ruku dhe rënies në sexhde. A i lejohet asaj që të falet ulur dhe a i lejohet të gjestikulojë gjatë rukusë dhe sexhdes?”

Përgjigje: ”Nëse ajo ka nevojë për këtë dhe ndien vështirësi nga qëndrimi në këmbë gjatë namazit dhe rënies në ruku dhe sexhde, i lejohet asaj që të falet në mënyrën më të mirë që mundet.

Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha personit të sëmuar:

”Falu në këmbë; nëse nuk mundesh, atëherë falu ulur. Nëse nuk mundesh ashtu, atëherë falu i shtrirë në krahë.”

Gjatë rukusë dhe sexhdes ai duhet të gjestikulojë me kokën e tij dhe duhet ta bëjë sexhden më poshtë se sa rukunë.”

_________________________________

Buhari, Ebu Davudi dhe Ahmedi

Shpërndaje: