Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja udhëton me motoçikletë e ulur pas mahremit të saj

Alameh Muhamed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: https://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=8315
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja të udhëtojë me motoçikletë e ulur pas mahremit të saj?

Përgjigje: Kjo në parim lejohet. Në të kaluarën gratë i ngisnin gomarëve, kuajve, deveve dhe mushkave. Sot njerëzit e konsiderojnë këtë si veprim të përbuzur. Ata e shikojnë me përbuzje gruan që udhëton me motoçikletë e ulur pas burrit të saj ose pas një mahremi tjetër.

Përveç kësaj kjo është e rrezikshme për të. Ajo mund të bjerë nga motoçikleta. Është më mirë nëse i shmanget kësaj.

Nëse ajo jeton në një fshat dhe jo në qytet dhe është një kohë e përshtatshme e ditës, si para ikindisë, dhe ajo është e veshur siç duhet, – nëse do Allahu – kjo lejohet. Nuk duhet vepruar këtë në qytet. Duhet të jetë në një zonë me popullsi të vogël kur nuk ka njerëz jashtë.

Shpërndaje: