Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (50)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah%20-%2012%20-0%205%20-%201437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A i lejohet gruas që të udhëtojë me një taksi me tre vajzat e saj, më e rritura është 10 vjeçare?
Përgjigje: Është në rregull në qoftë se ajo shkon me një grup të grave të rritura, e jo me vajza të vogla. Gruaja tjetër me të duhet pra të jetë e pjekur dhe e aftë. Vetmimi nuk largohet nëse është prezent edhe një grua e çmendur. Kërkohet që të jenë të paktën dy gra dhe që ato të udhëtojnë mbrenda qytetit. Atyre nuk u lejohet që të udhëtojnë larg. Është e padëmshme në qoftë se ato udhëtojnë mbrenda qytetit, por jo që të udhëtojnë (jashtë qytetit).
Grave nuk u lejohet të udhëtojnë pa mahrem edhe nëse ato janë një grup i grave. Atyre nuk u lejohet që të udhëtojnë pa mahrem.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.”
Transmeton Bukhari (1088) dhe Muslimi (1339).
Disa që pretendojnë të drejtën për fetva dhe studime, pohojnë se me siguri që kjo i lejohet asaj. Ata thonë se ajo nuk ka nevojë për mahrem nëse ajo udhëton me një grup të grave.
I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) e përgjithësoi dhe tha:
“Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.”
A do të thuash jo dhe se ajo nuk ka nevojë për një mahrem nëse udhëton me një grup të grave?
Një burrë i kërkoi të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) që ta caktojë atë në një batalion dhe tregoi se gruaja e tij kishte për të shkuar shkuar në haxh. Ai (salAllahu alejhi ue selem) e urdhëroi atë që në vend të kësaj të bëjë haxhin me gruan e tij. Ai e nxorri atë nga batalioni dhe e urdhëroi atë që të udhëtojë me gruan e tij. A nuk ishte haxhi një grup? A nuk ishte karavani një grup? Megjithatë, ai (salAllahu alejhi ue selem) e urdhëroi atë që të bëjë haxhin me gruan e tij.
Le të themi se aeroplani e ndryshonë destinacionin ose zbret në një aeroport tjetër; Kush do ta pres gruan tuaj atje? Kush do të kujdeset për të? Kush do të kujdeset për të nëse ajo sëmuret në avion? Është vetëm burri i saj ose kujdestari që duhet ta bëjë këtë. Një të huaji nuk i lejohet që bëjë atë.