Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas i përfundojnë menstruacionet gjatë ditës në Ramazan

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Arkan-ul-Islam, fq. 257-275, Dar-ud-Da´i, 1420
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka duhet të bëjë gruaja me menstruacione nëse asaj i përfundojnë menstruacionet gjatë ditës në Ramazan?

Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë, ajo është e detyrueshme që të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Ajo është gjithashtu është e obliguar që ta kompensojë këtë ditë. Kjo i ngjason muslimanit i cili e sheh hënën e re gjatë ditës në Ramazan. Si rezultat, ata obligohen që të agjërojnë pjesën tjetër të ditës po ashtu ata duhet ta kompensojnë këtë ditë. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve.

Shpërndaje: