Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (31 A), min: 16:35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse gruaja është shtatzënë dhe i duhen disa ditë për të lindur, ndërkohë që ka gjakderdhje, kur bie nga ajo obligimi i faljes së namazit?
Përgjigje: Dijetarët thonë: Gjaku i lehonisë (i nifasit) është ai gjak që shfaqet gjatë lindjes së bashku me dhimbjet e lindjes. Nëse dhimbjet shfaqen 1 apo 2 ditë përpara lindjes, atëherë gjaku konsiderohet të jetë i lehonisë. Gjakderdhja që nuk shoqërohet me dhimbje të lindjes, nuk i përket lehonisë edhe nëse del gjatë ditës së lindjes.
Pyetje: Çfarë duhet bëjë ajo nëse gjakderdhja e saj pushon plotësisht pas dhjetë ditësh?
Përgjigje: Që në momentin që gjakderdhja e paslindjes pushon, ajo duhet të lahet dhe të falet.
Pyetje: Ajo nuk duhet të presë që periudha e lehonisë të përfundojë?
Përgjigje: Jo, jo, përderisa gjaku është ndalur.