Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I vjen cikli menstrual gjatë haxhit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (24 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi gruan e cila është duke bërë haxhin ndërkohë që i vjen cikli i saj menstrual? A i lejohet të marrë pilula që e shtyjnë ciklin menstrual?

Përgjigje: Nëse gruas i vjen cikli i saj menstrual pas hyrjes në ihram, ajo bën gjithçka që duhet bërë haxhiu përveç tavafit dhe sa’it. Për shembull, nëse ajo hyn në ihram para se të arrijë në Mekë dhe beson fuqimisht se ajo do të pastrohet para 8 Dhul-Hidxheh, ajo qëndron në ihram. Megjithatë, ajo nuk duhet të bëjë tavaf dhe sa’i derisa të pastrohet.

Dhe nëse ajo beson fuqimisht se nuk do të pastrohet para 8 Dhul-Hidxheh, ajo bën nijetin që të bëj haxhin dhe pastaj e bashkangjet umren në haxhin e saj. Kjo do të thotë se haxhi i saj bëhet Kiran. Kjo i ka ndodhur nënës së besimtarëve Aishes -radijAllahu anha-.

Sa i përket pilulave kontraceptive, ato janë të lejuara në këtë rast me kusht që ajo së pari të jetë konsultuar me mjekët.

Shpërndaje: