Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas shtatzënë në ditët e fundit të shtatzënisë i erdhi gjakderdhje në Ramazan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/258-259)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Një gruas shtatzënë në ditët e fundit të shtatzënisë i erdhi gjakderdhje në Ramazan katërmbëdhjetë ditë para se ajo të lindte përmes operimit cezarian. A duhet t’i kompensojë ditët kur agjëronte me gjakderdhje?

Përgjigje: Ajo nuk duhet t’i përsërisë ditët për shkak të gjakut që asaj i erdhi deri sa lindi. Ky gjak as nuk i përket lehonisë, e as ciklit menstrual. Është gjak  që del për shkak të ndonjë defekti, thonë dijetarët. Gjaku që as nuk i përket ciklit menstrual, e as lehonisë është gjakderdhje e ndonjë defekti.

Shpërndaje: