Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/18686
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Ka gra të cilat nuk agjërojnë pasi që ato janë të arsyetuara nga sheriati. A i lejohet atyre të hanë dhe të pinë në prani të tjerëve. Apo duhet të hanë fshehurazi edhe pse bëhet fjalë për më shumë se tre herë në ditë?
Përgjigje: Ai që nuk agjëron duke qenë i arsyetuar nga sheriati duhet të hajë fshehurazi. E njëjta gjë vlen edhe për udhëtarin për të cilin nuk dihet se është udhëtar dhe për gruan që ka ciklin menstrual për të cilën nuk dihet se e ka ciklin menstrual. Kjo është për shkak që të mos mendojnë te tjerët se këta persona nuk ju japin rëndësi urdhëresave të Allahut.