“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjatë umres i vjen cikli i saj tek mikati

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (81 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka duhet të bëjë një grua nëse asaj i vjen cikli i saj menstrual kur ajo vjen tek mikati (vendi ku bëhet nijeti pë umre) për të bërë umren?

Përgjigje: Nëse ajo e ka ciklin e saj menstrual kur ajo vjen tek mikati dhe ka për qëllim të bëjë umren, ajo duhet të lahet, të hyjë në ihram dhe të pres që të pastrohet (t’i përfundojë cikli). Kur ajo pastrohet, i lejohet që të bëjë tavafin, sa’in dhe të shkurtojë flokët (d.m.th. bën umren).

Nëse ajo ka frikë se familja e saj do të kthehet në shtëpi para se ajo të pastrohet nga cikli, ajo nuk duhet të hyjë në ihram. Dhe në qoftë se ata janë ende atje kur ajo pastrohet, ajo shkon në Ten’im (xhami jashtë kufijve të Mekës) dhe hyn në ihram nga aty.

Shpërndaje: