Alameh Muhammed bin Abdil-Aziz bin Mani
Burimi: Hashijeh ala el-Akidah et-Tahavijjeh, fq. 50-51
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Tahavi (rahimahullah) ka thënë:
“Kurani është fjala e Allahut. Asnjë nga fjalët e krijesave nuk i ngjasojnë asaj. Ne nuk themi se ajo është krijuar dhe ne nuk heqim dorë nga xhemati i muslimanëve.”
Dije se më të njohurit që thonë se Kurani është krijuar janë dy grupe:
1 – Mutezilitë. Ata thonë se Kurani me të cilin Xhibrili erdhi, me të vërtetë është fjala e Allahut por është i krijuar.
2 – Skolastikët në mesin e Kulabive dhe mbështetësit e tyre. Ata thonë se fjala e Allahut (Te ala) është një shprehje nga Ai. Nëse Ai shprehet në hebraisht, ai është Teurat, në qoftë se Ai shprehet në gjuhën siriake është Ungjill dhe nëse Ai shprehet në gjuhën arabe është Kurani.
Ata me të vërtetë besojnë në këtë shëmtim. Ata bien dakord me Mutezilitë se Kurani me të cilin erdhi Xhibrili është krijuar. I vetmi dallim është se Mutezilitë thonë se Kurani është fjala e vërtetë e Allahut, ndërsa Kulabitë dhe përkrahësit e tyre thonë se Kurani është rrëfim i fjalës së Allahut. Përgjatë ideologjisë së Kulabive dhe mbështetsve të tyre, profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk e kumtoi fjalët e Zotit të tij – ai vetëm e kumtoi rrëfimin e saj. Kjo në vetvete mohon shpalljen, sepse një i dërguar vetëm se kumton fjalët e dërguesit.
Është shumë e çuditshme se si një dijetarë nga pasuesit e Kulabive që i përkrahin Xhehmitë dhe Mutezilitë në libra thotë: “Këta njerëz janë zhdukur me kalimin e kohës. Nuk ka asnjë gjurmë të mësimeve të tyre më.” I mjeri nuk e ka idenë fare se mu ai është trashëgimtar i Xhehmive dhe Mutezilive dhe se besimi i tyre është i njëjtë.