Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Guri i qoshes i mrekullueshëm në Ungjill

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 111-112

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Tek Mateu thuhet:

42 Jezusi u tha atyre: “A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: “Guri, që ndërtuesit e lanë anash, u bë kryesori i qoshes nga ana e Allahut, dhe është e çuditshme në sytë tanë”? 43 Prandaj unë po ju them se juve do t`u hiqet mbretëria që ua ka dhënë Perëndia dhe do t`i jepet një populli që do të hajë frutat e saj. Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i pabekuar“.1

Mendoni për fjalët: “Guri, që ndërtuesit e lanë anash, u bë guri kryesor i qoshes”. Dhe shikoni se si ato përshtaten me fjalët e profetit :

“Profetët para meje ishin si një njeri që ndërton një shtëpi të tërë përveç se i mungon një tullë, ku njerëzit kalojnë rreth saj të habitur dhe thonë: “Sikur t’i ishte vendosur edhe ajo tullë! “Unë isha tulla që i mungonte asaj ndërtese.”2

Mendoni për fjalët e Mesisë: “…dhe është e çuditshme në sytë tanë.”

Gjithashtu, mendoni për fjalët e tij: “Juve do t’ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t’i jepet një populli që ha frytet e saj.” dhe shikoni se si kjo përputhet me fjalët e Allahut (te ala):

وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِي الزَّبُورِ مِن بَعْدِ الذِّكْرِ أَنَّ الْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ الصَّالِحُونَ

Dhe tashmë Ne kemi shkruar në Librat (e shpallura) pasi Ne e patëm shkruar (që më parë në Leuhi Mahfudh (në Librin tek Allahu), se robërit e Mi të drejtë e të përkushtuar do të trashëgojnë tokën.”3

وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُم فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا

“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë (e fuqisë së tashme të udhëheqësve) në tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta Islamin. Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht) që këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua.”4


1 Mateu 21:42

2 Muslimi (2286).

3 21:105

4 24:55

Shpërndaje: