Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Metodologjia në thirrjen tek Allahu

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Metodologjia në thirrjen tek Allahu”

Ibn Abbasi tregon se kur profeti ﷺ e dërgoi Muadhin në Jemen i tha:

”Ti do të shkosh tek një popull prej ithtarëve të librit (jehudë dhe nasara), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, – dhe në një transmetim tjetër, ”Që ta adhurojnë vetëm Allahun”.

Nëse të binden në këtë, atëherë mësojë ata se Allahu i ka urdhëruar ata që të japin zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse të binden në këtë, atëherë qëndro larg nga pasuritë e tyre më të mira. Shmangu nga lutja e personit të shtypur sepse nuk ka asnjë pengesë mes tij dhe Allahut.”

Hadithi transmetohet nga Bukhari, Muslimi, en-Nesai, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.

Transmetuesi i hadithit:

Abdullah Ibn Abbas ibn Abdil-Muttalib, djali i xhaxhait të profetit ﷺ, i njohur për dijen e tij të thellë. Ai është një nga sahabët të cilët kanë transmetuar më së shumti hadithe dhe ai është një prej sahabëve më të ditur. Ai vdiq në vitin 68 hixhri.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Hadith sqaron hapat e detyrueshëm që janë të obliguar të pasohen nga ai që thërret në fenë e Allahut. Pra, gjëja e parë me të cilën ai duhet të filloj është thirrja në teuhid dhe të veçohet vetëm Allahu – i Vetmi – në adhurim dhe të qëndruarit larg nga shirku i madh dhe i vogël. Kjo bëhet me dëshminë se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij.

Dhe qëllimi i kësaj dëshmie është:

Se adhurimi në të gjitha format e tij është një e drejtë që i konfirmohet vetëm Allahut. Askush pos Tij nuk meriton diçka prej tij [adhurimit]. Asnjë engjull i afërt, asnjë profet i dërguar, asnjë njeri i drejtë, asnjë gur, asnjë pemë, as dielli dhe as hëna.

Kështu që nuk duhet lutur askujt pos Allahut dhe nuk kërkohet ndihmë përveçse prej Tij, dhe nuk kërkohet mbrojtje përveçse prej Tij, dhe nuk duhet mbështetur në askë pos Tij, dhe nuk duhet frikësuar nga aksush dhe nuk shpresohet në askë tjetër përveçse prej Tij.

Pra ai i cili ia dedikon ndonjë nga këto forma apo të tjera forma të adhurimit dikujt tjetër përveç Allahut ka bërë shirk, i ka bërë Allahut ortak në adhurim.

”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” [5:72]

Dhe kuptimi i dëshmisë se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut nuk është vetëm thënie goje, por duhet ditur kuptimin e saj dhe duhet vepruar në përputhje me të dhe kushtet e tij duhet të plotësohen.

Dhe kushtet e tij janë shtatë:

  • E para: Dija e cila është e kundërta e injorancës.
  • E dyta: Bindja e cila është e kundërta e dyshimit.
  • E treta: Pranimi e cila është e kundërta e refuzimit.
  • E katërta: Dorëzimi dhe bindja e cila është e kundërta e braktisjes së bindjes.
  • E pesta: Sinqeriteti i cili është e kundërta e shirkut.
  • E gjashta: Vërtetësia e cila është e kundërta e gënjeshtrës.
  • E shtata: Besnikshmëria, dashuria në krahasim me kontrastet e tyre.

Dhe kuptimi i dëshmisë se Muhammedi është i dërguari i Allahut është:

Ta dish kuptimin e tij dhe të veprohet në përputhje me të. Pra as këtu qëllimi nuk është vetëm fjalë goje. Por do të thotë të besosh (ta konfirmosh) atë të cilën na informoi ai, dhe t’i bindesh atij në atë që ai ka urdhëruar dhe të qëndroshë larg nga ajo që ai ndaloi dhe parandaloi.

Dhe ta adhurosh Allahun me atë që Ai e ka ligjësuar përmes thënieve të dërguarit fisnik, e jo përgjatë epsheve dhe bidateve.

Pra, çdo musliman duhet ta dijë kuptimin e dëshmisë dhe t’i kuptojë ato mirë dhe të veprojë me zell sipas tyre.

Dhe kjo do të thotë që ta pohosh besimin dhe të veprosh përgjatë asaj që është në Kuran dhe në sunnetin me të cilin erdhi i dërguari i Allahut lidhur me bindjet, dhe atë që ka të bëjë me adhurimet dhe ligjet në të gjitha aspektet e jetës. 

Mësimet që nxirren nga ky hadith.

  1. Se teuhidi është themeli i Islamit.
  2. Se shtylla kryesore pas teuhidit është kryerja e namazit.
  3. Se shtylla më e detyrueshme e Islamit pas namazit është zekati, i cili është e drejta e pasurisë.
  4. Se lideri është ai i cili kujdeset për grumbullimin dhe shpërndarjen e zekatit. Ose vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij.
  5. Dhe në hadith ka dëshmi se është e mjaftueshme për t’i dhënë zekatin njërës kategori [nga kategoritë që kanë të drejtë të marrin zekatin].
  6. Dhe se nuk lejohet t’i jepet zekati një të pasuri.
  7. Dhe se është e ndaluar për atë që punon me mledhjen e zekatit që t’ua marrë pasurinë më të vlefshme.
  8. Dhe në hadith tërhiqet vërejtja për tu larguar nga të gjitha llojet e shtypjes.
  9. Dhe se informacioni i një personi të besueshëm (hadith Ehad) pranohet në lidhje me besimin, dhe me atë që kërkon veprim.
  10. Dhe ai që thërret në Islam fillon së pari me atë që është më e rëndësishmja.

Shpërndaje: