“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

15.Sinqeriteti dhe gënjeshtra dhe rezultatet e tyre

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Sinqeriteti dhe gënjeshtra dhe rezultatet e tyre”

Nga Abdullah ibn Mesudi (radijAllahu anhu) i cili tha se profeti ka thënë:

“Me të vërtetë thënia e të vërtetës të çon në bërjen e veprave të mira dhe veprat e mira të çojnë në xhenet! Vërtet, njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i sinqertë. Ndërsa me të vërtetë gënjeshtra të çon në shthurje dhe ligësi, dhe shthurja dhe ligësia të çojnë në zjarr! Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar.”

Transmeton Bukhari (6094), Muslimi (2607), Ahmedi, Ebu Daudi, Maliku, Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Darimi.

Trasnmetuesi i hadithit:

Abdullah ibn Mesudi. Biografia e tij është në hadithin e pestë.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Sinqeriteti në fjalë është një virtyt fisnik dhe një nga bazat e karaktereve të mira. Përmes kësaj jeta bëhet stabile dhe kjo vazhdon në një mënyrë të këndshme. Sinqeriteti në fjalë e ngre personin dhe ngre pozitën e tij tek Allahu dhe tek njerëzit. Pra, atë që e flet ai ajo çmohet, ai bëhet i dashur, dëshmia e tij dhe ajo që ai e thotë pranohet nga ana e tyre.

Kështu që ti duhet të përpiqesh të jesh i sinqertë në fjalimin tënd, besimin tënd dhe në veprimet e tua. Profeti fisnik na tregoi rrugën për një çështje të rëndësishme në drejtim të edukimit. Dhe kjo metodologji e edukimit, formimit dhe në forcimin e brendshëm (nefs) të krijesave. Dhe kjo bëhet që personi kohë pas kohe të përpiqet dhe ka për qëllim të ketë një fjalim të bukur dhe të bëjë veprime të lavdëruara.

Dhe ai përpiqet në veprimet e tij kohë pas kohe, të katërtën pas të tretës dhe të gjashtën pas të pestës derisa këto përsëritje lënë gjurmët e tyre në të brendshmen e tij (nefs). Dhe aq më shumë që personi vazhdon të jetë i zellshëm në këtë vepër aq më shumë përkushtim do të ndiej në brendësinë e tij dhe aq më thellë rrënjoset ajo.

Pra, kushdo që shpirti i tij kërkon ta arrij pozitën e të sinqertëve dhe që sinqeriteti të jetë etika, zakoni dhe karakteri i tij duhet të kërkojë sinqeritetin në fjalët dhe veprimet e tij, ta pasoj atë, i pandërprerë në të, pastaj sinqeriteti do të bëhet karakteri i tij dhe atëher ai me ndihmën e Allahut do të arrijë pozitën e të sinqertëve.

Dhe ashtu siç është sinqeriteti në fjalë një nga bazat e karaktereve të mira, atëherë edhe gënjeshtra është një nga bazat e karaktereve të këqija, nëpërmjet kësaj shkatërrohen shoqëritë dhe kjo parandalon që gjërat të ecin si duhet. Ai që ka këtë cilësi i bie personaliteti tek njerëzit. Ata nuk i besojnë në atë që ai thotë dhe ata nuk i besojnë ndonjë pune dhe transmetimet e tij janë të rreme. Prandaj, profeti paralajmëroi kundër kësaj.

Dhe në Kuran ka shumë ajete që shpjegojnë se sa e urryer është gënjeshtra, se ajo duhet të shmanget dhe se gënjeshtari është e kërcënuar me një dënim të ashpër. Allahu (te ala) ka thënë:

”Por mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është e ligjshme dhe kjo është e ndaluar”, që të shpifni gënjeshtër ndaj Allahut, (pasi) me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj Allahut kurrë nuk do të fitojnë. Veç një kënaqësi të shpejtë e kalimtare do të shijojnë, por për ta do të jetë ndëshkim i dhimbshëm.” [16:116-117]

Dhe më i Larti ka thënë:

”Janë vetëm ata të cilët nuk besojnë në Ajetet e Allahut, që shpifin dhe pikërisht ata janë gënjeshtarët.” [16:105]

Dhe shirku është që t’i vësh ortak Allahut, që është krimi dhe mëkati më i madh nuk është gjë tjetër përveçse gënjeshtër dhe hipokrizia e cila është më e keqe se sa mohimi i drejtpërdrejtë i besimit nuk është tjetër përveçse gënjeshtër. Gjithashtu mashtrimi në tregëti dhe qëllimi për të thyer premtimet, syefaqësia, të gjitha këto janë lloje të ndryshme të gënjeshtrës.

Prandaj, o musliman! Qëndro larg nga gënjeshtra dhe konsideroje veten të jeshë fisnik për këtë.

Sepse gënjeshtra dhe të përpiekurit në të dhe ta kesh atë për qëllim është shkatërrim dhe rënie poshtë në greminën e veprave të këqija. Sepse gënjeshtra e drejton personin që të bëhet një nga gënjeshtarët, dhe ata janë në zjarr.

”Ky është dënimi, pra shijoni atë dhe nuk ka aspak dyshim se për kufarët është dënimi i zjarrit. O ju që keni besuar! Kur të keni përballë në fushë të betejës një popull mohues, kurrë mos u ktheni shpinën atyre.” [8:14-15]

Mësimet që nxirren nga ky hadith.

1.Se është e detyrueshme t’i përmbahesh të vërtetës. Allahu (te ala) ka thënë:

”O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe jini me ata që janë të vërtetë (në fjalë e në vepra).” [9:119]

2.Në këtë hadith është një rregull themelor në aspektin e edukimit: Ai që dëshiron t’i fitojë tiparet më të mira sikurse sinqeriteti në fjalë, durimi dhe guximi; duhet të përpiqet, ta ketë për qëllim dhe vazhdimisht t’i ushtrojë këto.

Pra, duke u përpjekur në kërkimin e vërtetësisë dhe vazhdimisht duke qëndruar besnik në të vërtetën, ai bëhet i sinqertë. Dhe me anë të këmbënguljes dhe duke kaluar nëpër vështirësi bëhet durimi një prej tipareve të karakterit të tij.

Dhe duke qëndruar besnik ndaj shkatërrimeve dhe duke u përpiqur në to personi bëhet një gënjeshtar dhe i urryer.

3.Në këtë hadith ka paralajmërim kundër gënjeshtrës dhe të përpiqurit në të.

4.Dhe se ajo shpie në të gjitha të këqijat dhe kjo shpie në zjarr. Allahu na mbroftë nga gënjeshtrat, nga të gjitha veprat e këqija dhe nga zjarri.

Shpërndaje: