Imam Salih bin Fezan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141446
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Thotë! Allahu i’u dhëntë mirësi. Kam lexuar fjalën e një autori i cili e kishte konsideruar të dobët hadithin “Nuk do të ketë sukses ai popull që caktojnë një grua për udhëheqëse të tyre.” Sikurse e akuzoi edhe sahabiun Ebi Bekrate me fisk (tejkalim të kufijve të Allahut) dhe me gënjeshtër. Cili është mendimi i juaj rreth kësaj gjëje?
Përgjigje: Ky ka rënë në dy krime ndaj të cilave kërkojmë mbrojtje prej Allahut.
Krimi i parë është se ai e përgënjeshtron një hadith të saktë, për shkak se donë të ndihmoi gruan, kjo nuk është ndihmesë ndaj gruas që t’i jipet asaj diçka e cila nuk është nga të drejtat e saj duke mbajtur ajo problemet e shtetit. Ajo është grua e dobët, në këtë rast ti i ke bërë padrejtësi gruas nuk e ke ndihmuar atë.
Krimi i dytë është se ai e ka akuzuar sahabiun e ndershëm duke e akuzuar se është gënjeshtar apo se ai është e është etj. Për cilin shkak e tha këtë gjë? Sepse ai (sahabiu) transmeton një hadith i cili nuk përputhet me shijen e këtij thënësi. Po!