Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hajduti më i keq

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua ´Abr-al-Hetif ues-Sejjarah (13)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Hajduti më i keq është ai që vjedh nga namazi i tij.”

Sahabët e pyetën: “Si mund të vjedhë dikush nga namazi i tij?”

Ai ﷺ tha: “Nuk e plotëson rukun dhe sexhden e tij.”

Transmeton Tabarani në El-Eusat, Ibn Hibani në Es-Sahih dhe Hakimi i cili e ka vërtetuar autenticitetin e këtij hadithi. Hadithi është i mirë.

Shpërndaje: