Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
El-Halabi vazhdon luftën e tij kundër Selefive dhe Rabis në veçanti. Ai dhe personat me pikëpamje të njëjta shqyrtojnë librat e mia që thërrasin në metodologjinë, doktrinën dhe parimet Selefite. Qëllimi i tyre është që të shtrembërojnë metodologjinë madhështore nga e cila përbëhen librat, dhe për të tërhequr nga to dhe pasuesit e tyre. Për këtë dëshmon realiteti, parimet dhe metodologjia e tij, dhe afërsia ndaj të devijuarëve dhe parimet e tyre.
Prej shqyrtimeve të tij është përmbledhja e tij ”Tanakudh-ush-Shejkh Rabi el-Medkhali fi Ta’sil Maukifih Mukhalif ue ue Keshf bu’dih an Rusukh-il-Mu’assilin”.
Së pari ajo u botua në emër të tij, pastaj për shkak të një axhende me qëllim të keq në në emër të administratorit në forumin ”Kul-us-Selefijjin”.
Fakti se ai është personi pas shkrimit dhe shpërndarjes së tij, kështu që diskutimi im synon direkt atë, dhe ndonjëherë edhe sektin e tij.
el-Halebi ka thënë:
”Së pari, kontradikta e Shejkh Rabi el-Medkhalis nuk është e kufizuar në platformën e pastër të bazuar në dije. Ajo shkon përtej kësaj dhe gjithashtu ndikon në marrëdhëniet e tij në platformat e të tjerëve. Kjo mund të shihet në raport me kontaktin e tij personale me mua. Shembull i kësaj është se kur Shejkh Ali al-Halabi shkroi librin ”Menhexh-us-Selef es-Salih” kështu që Shejkh Rabi e refuzoi dhe e dënoi atë dhe i bëri idiotët dhe fëmijët që ta sulmojnë atë. Sepse ai e dinte se libri ka refuzuar parimet ekstreme që Shejkh el-Medkhali ka edhe pse këto janë fjalët e vetë el-Medkhalis!”
Unë them (Alameh Rabi):
1 – Unë nuk kam parime të tjera të cilave unë i përmbahen pos parimeve të Selefëve. Unë nuk i braktisi ato dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
2 – Fjalët e tij akuzojnë metodologjinë Selefite për ekstremizëm. Nuk ka asnjë dyshim se el-Halabi dhe sekti i tij i përkasin kundërshtarëve dhe refuzueve më të mëdhenj të parimeve Selefite.
3 – Unë nuk i kam lënë idiotët që të sulmojnë. Ti vetëm se je refuzuar nga një burrë që me të vërtetë kanë njohuri lidhur me parimet Selefite dhe çfarë i anulon ato dhe është i ditur në Hadith dhe parimet e tij dhe ka diplomat më të lartë që edhe ty dhe sektit tuaj i mungojnë.
Prej metodologjisë tënde të devijuar është se ju besoni se kushdo që refuzon gënjeshtrat tuaja me prova dhe dëshmi janë idiota injorantë.