Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hamasi janë një organizatë hizbije dhe Jaser Arafat ishte një agjent i Izraelit

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sa i përket lëvizjes Hamas, atëherë ata nuk do ta ndihmojnë Islamin sepse në mesin e tyre është një Shi’i, Ikhuani dhe një hizbi dhe ata janë duke qeshur me njerëzit.

Jaser Arafati, ai ishte një agjent i Izraelit dhe ne e kemi thënë këtë që në fillim se ai ishte një agjent i Izraelit, në fund ai e shiti Palestinën.

Nëse qeveritë e muslimanëve në të gjitha vendet muslimane do t’i lejonin muslimanët (të luftojnë), atëherë ata do të ishin në gjendje që ta pastronin el-Kudsin (Jeruzalemin) nga jehudët.

Ajo që është e rëndësishme është se ata që do t’i japin fitore fesë së Allahut janë muslimanët, ata që janë të kapur pas Kuranit dhe sunnetit.

Sa i përket grupit Hamas, atëherë ata janë një organizatë hizbije që nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, ata i luftojnë pasuesit e sunnetit. Nëse atyre do t’u jepej fitorja, atëherë ata do të bënin atë që u bë në Afganistan, ata do t’i kthejnë armët njëri-tjetrit. Allahut i kërkojmë ndihmë pasi që zemrat e tyre nuk janë të bashkuara si një zemër e vetme.

Shpërndaje: