Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn, pyetjet i shtroi Abdullah et-Tajjar (1/56)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Nëse një person ka harruar të thotë Bismilah para se të marrë abdes, a është abdesi i vlefshëm?”
Përgjigje: ”Nëse para marrjes abdes, kemi lënë shqiptimin e besmelesë nga harresa apo injoranca, në këtë rast abdesi është i vlefshëm dhe nuk kemi nevojë ta përsërisim atë, sepse jemi të justifikuar për shkak të injorancës apo harresës.”
Pyetje: ”E nëse na kujtohet thënia e besmelesë gjatë marrjes abdes, çfarë të bëjë?”
Përgjigje: ”Nëse na kujtohet gjatë marrjes abdes të themi Bismilah, e themi besmelenë dhe e vazhdojmë abdesin aty ku kemi qenë, pa pasur nevojë të fillojmë abdesin nga fillimi, sepse jemi të justifikuar.”