“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Harroi të rruaj kokën pas umres

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Lika el-Bab el-Maftuh (20 B), min: 24:10

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë harroi të rruaj kokën pas umres dhe akoma nuk e ka bërë këtë. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Ai duhet të heqë rrobat e tij, të veshë ihramin dhe t’i shmanget të gjitha ndalesave gjatë ihramit. Ai ende nuk e ka liruar veten. Pastaj ai duhet të rruaj kokën dhe të dalë nga ihrami. Lajmëroje atë tani.

Pyetje: A duhet të veshë ihramin?

Përgjigje: Po. Sepse ai nuk e ka liruar veten ende.

Pyetje: A nuk duhet të ther kurban?

Përgjigje: Jo, ai është injorant.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram