“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Harroi të shpërlajë gojën dhe hundën dhe e fali namazin

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (1/270-271)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E kopjova dorëshkrimin e Ebu Hafs el-Ukbarit: el-Huseini ez-Zajjat na tregoi: Ebu Bekri Ismail bin Is’hak bin Ibrahim bin Mihran eth-Thakafi en-Nejsabûri, i njohur gjithashtu si es-Sarraxh, më tregoi:

“E pyeta Ahmed bin Hanbelin në lidhje me njeriun që harron të shpërlajë gojën dhe hundën dhe e fali namazin.”

Ai u përgjigj: “Ai duhet të përsërisë namazin dhe abdesin.”

Shpërndaje: