Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Minhaxhus Sunneti En-Nebeuijjeh (5/248)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
… Si ata të cilët i luftoi Es-Sid-dijku radijAllahu anhu, i cili e veproi këtë gjë, duke pasuar urdhërin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem për t`i vrarë ata, gjë e cila ka ardhur në shumë hadithe të sakta.
Është transmetuar se ata “janë të vrarët më të këqij nën këtë qiell dhe se i vrari më i mirë është ai që e vrasin ata.” Hadith të cilin e transmeton Ebu Umameh, i cili gjendet te Tirmidhi.
Pra, ata Hauarixhët janë më të ashpër ndaj myslimanëve sesa të tjerët. As jehudët dhe as të krishterët nuk kanë qenë aq të ashpër ndaj myslimanëve sesa Hauarixhët.
Ata Hauarixhët vrisnin çdo mysliman i cili nuk pajtohej me ta. Ata e konsideruan hallall gjakun e myslimanëve, pasurinë e tyre, ia vranë fëmijët atyre dhe i konsideruan jobesimtarë ata.
Ata Hauarixhët këto veprime i konsideronin prej fesë, kjo për shkak të injorancës së madhe që ata kishin dhe për shkak të bidatit të tyre devijues.