“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Haxhi i borxhliut – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9204
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam huazuar para nga një person. Unë i thashë atij se unë do ti’a dërgoj paratë sapo të fillojë të punojë. Ndërsa ai nuk brengoset sepse ai i ka kushtet e mira. Tani unë kam punuar dhe kam fituar paratë, por unë nuk ia kam dërguar parat ende atij. Në vend të kësaj, kam investuar këtë shumë parash në një projekt të rëndësishëm vetëm për shkak se ai nuk i ka kërkuar parat. Unë dëshiroj që të bëjë haxhin këtë vit, çka duhet të bëj?

Përgjigje: Në qoftë se ke mjaft para që ta paguash borxhin dhe të paguash shpenzimet e haxhit, kështu që nuk ka asnjë problem që ta bësh haxhin. Nëse ke vetëm aq sa për ta paguar borxhin dhe në qoftë se e kryen haxhin pakësohen parat e borxhit, atëherë ti nuk duhet të bësh haxhin deri sa ta ke paguar borxhin ose të merr leje nga borxhliu.

Pra, përgjigja është sipas këtij detajimi; në qoftë se paratë tuaja mbulojnë edhe borxhin edhe shpenzimet e haxhit, bëje haxhin, dhe në qoftë se ato mjaftojnë vetëm për ta paguar haxhin të cilin Ai e dëshiron, kështu që nuk e bën haxhin derisa të kërkosh leje prej borxhliut.

Shpërndaje: