Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Haxhi i personit që vuan nga epilepsia

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (65 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Që trembëdhjetë vite vuaj nga epilepsia. Unë marrë medikamente që me lejen e Allahut parandalojnë sulmet epileptike. Sidoqoftë, goditem nga sulmet epileptike kur lodhem dhe rraskapitem. A më lejohet që të autorizojë dikë që të bëjë haxhin për mua apo duhet të bëj haxhin dhe të durojë?

Përgjigje: Nëse nuk ka shpresa për largimin e sëmundjes dhe pacienti ka pasuri, atëherë i lejohet që të autorizojë dikë që të bëjë haxhin apo umren për të. Nëse ai nuk ka pasuri, ai nuk është i detyruar të kryejë haxhin. Por nëse ka ndonjë shpresë që ai të shërohet me ndihmën e medikamenteve, ai duhet të presë derisa Allahu ta shërojë. E lus Allahun -tebareke ue te ala- që ta shërojë atë.

Shpërndaje: