Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (25 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ju thatë se urdhri i të dërguarit ﷺ në lidhje me haxhin temettu obligonte vetëm sahabët dhe askënd tjetër. Cili është argumenti për këtë pasi që parimi thotë se:
“Çështja është në përgjithësimin e tekstit, jo në shkakun e zbritjes së tekstit”.
Përgjigje: Argument për këtë janë fjalët e Ebu Dherrit -radijAllahu anhu-:
“Vlente vetëm për ne në mënyrë të veçantë.”
Transmetuar nga Muslim.
Madje as Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu ose sahabët e tjerë të mëdhenj nuk i ndaluan llojet e tjera të haxhit. Sigurisht, ata kishin më shumë njohuri rreth motivit (arsyes) të dërguarit ﷺ sesa ne. Ata ishin edhe më të ditur se Ibn Abbasi dhe të gjithë të tjerët pas tij e deri në kohën tonë.