Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (4 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të hedhur gurët e haxhit për një grua të aftë për shkak të kallaballëkut dhe asaj që ndodh në xhemarat?
Përgjigje: Edhe kjo ndodh për shkak të mangësive të njerëzve. Nuk është gjithnjë kallaballëk. Ndonjëherë është e mbushur me njerëz dhe ndonjëherë ka hapësirë të madhe. Nuk do ta kishit gjetur kallaballëkun nëse do të kishit hedhur gurët në mbrëmje. Shumë njerëz e bëjnë këtë.
Nëse ke pyetur dikë që ka më shumë dije sesa ti dhe ke vepruar sipas përgjigjes së tij, atëherë nuk je i obliguar me asgjë. Dhe nëse ke vepruar me iniciativën tuaj, atëherë kjo është një iniciativë pa dije.
Ti ke qenë edhe neglizhent sepse nuk i ke pyetur dijetarët në vend. Nëse mund të ther kurban në Mekë dhe ta ndash mishin mes të varfërve, atëherë vepron mirë.