“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Hedhja poshtë e fjalëve të dijetarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një personit i tregova një fetva të shejkh Bin Bazit, Allahu e mëshiroftë, dhe të shejkh Ahmed en-Nexhmit në lidhje me disa fjalë, por ai nuk pranoi fetvan dhe tha: Këto janë fjalë të kota.”

Përgjigje: “Të kota?”
 
Pyetësi: “Po të kota. Kështu ai ka vazhduar në përsëritjen e këtyre fjalëve. Cili është gjykimi për të?”
 
Përgjigje: “Gjykimi është se ai e ka refuzuar të vërtetën duke i pasuar epshet e tij. Ai është në një rrezik dhe në një kërcënim të rrept. Lusim Allahun që ta udhëzojë dhe ta kthej në rrugën e drejtë.”

Shpërndaje: