Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: el-Xheuvab es-Sahih li men beddala Din-el-Mesih (1/52)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu i obligoi muslimanët me gjërat e mira dhe ua ndaloi ato të këqijat. Ai ua lejoi gjërat e mira dhe ua ndaloi ato të shëmtuarat. Ai nuk ua ndaloi asnjë të mirë sikurse ua ndaloi jehudive, dhe nuk ua lejoi asnjë gjë të shëmtuar, të cilën krishterët ia lejuan vetes së tyre. Ai nuk ua ka bërë të vështirë çështjet e pastërtisë, sikurse ua bëri të vështirë jehudive, e as nuk i ka liruar nga obligimi i pastëritsë, sikurse të krishterët nuk e shohin si obligim. Krishterët nuk obligojne guslin pas aktit seksual, abdesin para namazit, largimin e papastërtitve para namazit. Shumë prej murgjive të tyre e konsiderojnë adhurim madhështorë që të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me papastërtitë. Madje edhe thuhet se i përket virtyteve të murgjive për të mos prekë ujin për dyzet vite1. Kështu ata nuk e veprojnë synetinë edhe pse synetia i takon legjislacionit të Ibrahimit (alejhis-selam) dhe pasuesve të tij.
Kur një grua hebreje e ka ciklin e saj mujor, burri i saj jahudi nuk ha dhe pi me të. Ata as nuk qëndrojnë në të njëjtën dhomë. Nga ana tjetër, të krishterët nuk e konsiderojnë të ndaluar të pasurit marrëdhënie seksuale me gruan që e ka ciklin e saj mujor.
Jehudët besonin se papastërtitë nuk duhet larguar. Nëse një papastërti bie në rrobat e tyre ata prejnë vendin ku ka rënë papastërtia. Në anën tjetër, të krishterët besojnë se asgjë e papastër nuk është e ndaluar për të ngrënë apo për tu falur në të.
__________________________________
1Autori i krishterë Rauf Habib tha në lidhje me Shën Antonius:
“Si murg ai braktisi larjen e trupit dhe vajosjen e trupit të tij me vaj. Rroba e tij ishte një gëzof i paregjur të cilën ai e veshte mbrapsht për të vuajtur nga vrazhdësi e saj ndaj lëkurës. “(Tarikh-ur-Rahbanah ued Dajrijjeh fi Misr, fq. 39)