Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Historia e Nuhut ﷺ dhe ndëshkimi i popullit të tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kush është Nuhu ? Ai ishte i dërguari i parë, i dërguari i parë të cilin Allahu e dërgoi në tokë ishte Nuhu . Njerëzit do të shkojnë tek ai (në ditën e gjykimit) dhe ai do të kërkojë ndjesë.

Ai do të thotë (si shfajësim):

”Unë kërkova atë për të cilën nuk kisha dije.”

Si kërkoi ai diçka për të cilën nuk kishte dije?

Po, sepse Allahu i kishte premtuar atij se do ta shpëtonte atë dhe familjen e tij. Ndërsa kur u kthye te populli i tij ai tha:

 “Zoti im! Mos lër asnjë prej kufarëve mbi tokë!” 71:26

Do të thotë mos e lerë asnjë të gjallë. Sepse Allahu i shpalli atij:

”Kështu iu shpall Nuhut: “Askush nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre të cilët tashmë kanë besuar .” 11:36

Nuhu bër lutje kundër tyre sepse ai qëndroi në mesin e tyre për sa vite? Njëmijë vite pa pesëdhjetë vite; 950 vite ai thirri tek Allahu, askush nuk besoi me të përveç një pakice. Allahu i premtoi atij, pasi e urdhëroi të ndërtonte një anije të madhe, në të cilën vëri nga çdo kafshë një mashkull dhe një femër, po ashtu nga njerëzit që besuan vëri nga një çift. (Pastaj) Allahu dërgoi shira të mëdha.

Allahu (te ala) tha:

”Kështu Ne hapëm portat e qiellit.” 54:11

“Ne hapëm…”, d.m.th. hapëm shumë porta të qiellit me ujë që derdhej.

”Kështu Ne hapëm portat e qiellit me ujë të vrullshëm që derdhej.” 54:11

Derdhja e ujit ishte e madhe.

“Dhe Ne bëmë burimet të gurgullojnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe të tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar.” 54:12

Allahu nuk tha: Ne i shpërthyem burimet e tokës; d.m.th. burimet që ishin tashmë të pranishme. Jo, përkundrazi, toka e tëra ishte me burime që buronin dhe nuk kishte një pëllëmbë të tokës që nuk buronte. Edhe furrat, që janë vende zjarri dhe janë aq të largëta nga uji sepse janë të thata dhe të nxehta, me lejen e Allahut filluan burimet të dalin prej tyre.

Me urdhrin e kujt? Me urdhrin e kujt o xhemat?

SubhanAllah (i pa mangësi është Allahu). Me urdhrin e Allahut (azze ue xhel).

”Sigurisht që urdhri i Tij, kur Ai dëshiron një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” – dhe ajo menjëherë bëhet.” 36:82

Allahu e urdhëroi tokën që të shpërthej me burime, kështu që ajo shpërtheu dhe qielli i hapi portat. Kështu uji u takua për një çështje që ishte caktuar tashmë (dënimi).

Cili ujë?

Uji i qiejve dhe i tokës.

Uji u takua me njëri-tjetrin, për një çështje që ishte caktuar tashmë (dënimi), uji pastaj filloi të përfshijë tokën dhe eci derisa arriti majat e maleve.

Aty ishte një grua prej kufarëve dhe me vete e kishte një fëmijë. Sa herë që uji ngritej, ajo ngjitej në tokë më të lartë në mal duke u përpjekur të shpëtonte nga përmbytja deri sa uji arriti kulmin e malit. Si rezultat uji e morri atë kështu që ajo e ngriti fëmijën e saj mbi ujë.

Pse e ngriti fëmijën?

Që fëmija të shpëtojë nga përmbytja. Ajo dëshironte që të përmbytej para fëmijës së saj.

Ka ardhur në hadith:

”Sikurse Allahu të mëshironte ndonjë prej tyre atëherë do ta mëshironte nënën e (këtij) fëmijut.”

Por fjala (caktimi dhe urdhri) e Zotit tënd u realizua mbi ta. Allahu na ruajt nga kjo! Djali i Nuhut ishte prej kufarëve, djali i Nuhit, djali i tij i vërtetë, dhe Allahu e kishte premtuar Nuhun se do ta shpëtonte atë dhe familjen e tij.

”Kështu që Nuhu i bëri thirrje Zotit të tij duke i thënë: “Zoti im! Vërtet që biri im është nga familja ime.” 11:45

D.m.th: Shpëtoje atë.

”Kështu që Nuhu i bëri thirrje Zotit të tij duke i thënë: “Zoti im! Vërtet që biri im është nga familja ime dhe nuk ka dyshim që premtimi yt është i vërtetë dhe se Ti je më i Drejti i gjykuesve.” 11:45

Allahu tha: “O Nuh! Padyshim që ai nuk është nga familja jote.” 11:46

Pse ai nuk është nga familja e tij?

Sepse ai ishte kafir, midis tyre nuk ka lidhje farefisnore edhe pse ishte djali i tij.

Ibrahimi khalili i Allahut, a nuk u distancua nga babai i tij?

Përgjigjuni!

Sigurisht që e bëri këtë, u distancua nga babai i tij, ndërsa ai (Ibrahimi) ishte fëmija i tij biologjik.

Dhe kështu Allahu tha:

 “O Nuh! Padyshim që ai nuk është nga familja jote (bashkësia jote).” 11:46

Ai nuk shpëton sepse ai është kafir dhe ti je besimtarë. Sepse lutja jote për djalin tënd, gjë për të cilën nuk ke dije, është veprim jo i drejtë, që të më lutesh që ta shpëtojë djalin tënd ndërsa ai është kafir.

 “O Nuh! Padyshim që ai nuk është nga familja jote (bashkësia jote). Me të vërtetë që vepra e tij është e padrejtë, kështu që mos kërko prej Meje atë (gjë) për të cilën nuk ke dije!” 11:46

Allahu Ekber. Fjalë e fortë dhe e rëndë.

”Unë të paralajmëroj që të mos jesh prej të paditurve.” 11:46

Sepse ai që lutet për shpëtimin e një kafiri, të cilit i është konfirmuar caktimi i Allahut, ai është injorant. Prandaj nuk i lejohej që t’i lutej Allahut që të shpëtojë një kafir, në vend të kësaj duhej të lutej:

”O Allah shkatërroi ata!”

Prandaj për këtë arsye nuk i lejohet njeriut kurrë që të kërkoj falje për kafirin qoftë nëna e tij apo babai i tij, nuk i lejohet që të kërkoj falje për ta.

Edhe po të ishte nëna e tij?

Përgjigjuni!

Po edhe nëse do të ishte nëna e tij. Nëna e profetit vdiq kafire, para se ai të dërgohej si profet.

Profeti i kërkoi leje Zotit të tij që ta lejojë që të kërkojë falje për të, ai tha: ”O Zot më jep leje që të kërkojë falje për nënën time.”

Allahu ia ktheu: ”Jo, mos kërko falje për të.”

D.m.th: Nuk të lejohet të lutesh: ”O Allah, fale atë!”.

Ai kërkoi leje prej Zotit të tij që ta lejoi që të viziton varrin e saj dhe Allahu ia lejoi këtë. Ai e vizitoi varrin e saj por nuk u lut për të. Ai e vizitoi varrin e saj nga aspekti i dhembshurisë së të birit ndaj nënës së tij. Pastaj ai filloi të qajë pranë varrit të saj dhe sahabët qanë bashkë me të.

Pse qau? Për shkak të dhembshurisë?

Kjo është e mundur. Por ajo që unë mendoj dhe Allahu e di më së miri, ai qau nga shkaku se ajo ishte e privuar nga Islami dhe u bë prej banorëve të zjarrit. Kjo ishte arsyeja pse Allahu nuk i dha leje të dërguarit që të kërkonte falje për të.

Ne sot, kur dikush vdes në mesin tonë ndërsa ne e dimë se ai kurrë nuk falte namaz, as me xhemat e as në shtëpi, megjithëkëtë e sjellin në xhami dhe muslimanët ia falin namazin e xhenazes. Allahu na ruajt, kjo është haram. Është haram që ta sjellësh një person që nuk e falte namazin, që muslimanët ti’a falin namazin e xhenazes atij. Sepse ky veprim është mashtrim dhe tradhti ndaj muslimanëve. Sikurse ta dinin muslimanët që ai nuk falte namaz, atëherë ata nuk do t’ia falnin namazin e xhenazes po t’i kushtonin ndonjë rëndësi sunnetit.

Edhe nëse luten për të, e sjellin atë në xhami, ia falin namazin dhe luten për të, a do t’i bënte dobi lutja e tyre? Nuk i bën dobi lutja e tyre. Prandaj është haram për secilin, që ka dikë që i ka vdekur nga familja e tij, i cili nuk falte namazin as në xhami as në shtëpi, është haram për të që t’ia pastrojë xhenazen. Nuk duhet ta pastrojë sepse ai është i ndotur. E ka haram që ta pështjellë me qefin sepse ai nuk ka ndershmëri. Poashtu e ka haram t’ia falë namazin e xhenazes dhe që ai t’ua sjellë muslimanëve përpara që ti’a falin atë. E ka haram që ta varrosë pranë muslimanëve. Si mund ta varrosësh një kafir tek muslimanët?

Kam frikë që ky kafir do t’i shqetësojë ata në varre me britmat e tij nëse torturohet në varrin e tij. Çfarë duhet vepruar me të në këtë rast? E bartim atë me një makinë që është për të. Me çfarë makine? Me makinën më të keqe: me makinën që transporton qymyr ose dru zjarri etj. E bartim atë në të dhe e transportojmë në një shkretëtirë dhe e hapim një gropë për të, jo varr por gropë, e fusim në të dhe e mbulojmë me dhe. Në mënyrë që njerëzit të mos bezdisen nga era e tij e keqe. Nëse ai do të mbetej mbi sipërfaqen e tokës njerëzit do të bezdiseshin nga era e tij e keqe. Dhe gjithashtu që familja e tij të mos ndienin neveri kur ta shohin atë. Ky është gjykimi mbi atë që nuk falet.

Fatkeqësisht tani kemi njerëz që iu ka vdekur dikush dhe ata e dinë se personi nuk falej, megjithatë ata e trajtojnë atë sikurse trajtohen muslimanët, si; larjen e xhenazes, qefinosjen, faljen e namazit të xhenazes dhe varrosjen e tij. A kërkon personi kënaqësinë e Allahut apo kënaqësinë e ndërgjegjes së tij?

Kënaqësinë e Allahut! Nuk ka të mirë në besimtarin i cili nuk e dëshiron kënaqësinë e Allahut.

Në hadithin e profetit :

”Askush prej jush me të vërtetë nuk beson derisa dëshirat e tij nuk i nënshtrohen asaj që unë kam sjellë.”

Le të kthehemi tek ndodhia e Nuhut , ai kërkoi ndjesë për shkak se i kërkoi Allahut diçka për të cilën nuk kishte dije.

Çka i kërkoi Allahut?

I kërkoi Allahut që t’ia shpëtonte djalin e tij.

Allahu i tha atij: ”Ai nuk është nga familja jote.”

”Me të vërtetë që vepra e tij është e padrejtë, kështu që mos kërko prej Meje atë (gjë) për të cilën nuk ke dije! Unë të paralajmëroj që të mos jesh prej të paditurve.” 11:46

Kjo është fjala e Allahut që ia tha të dërguarit të parë, të dërguarit që që është prej Ulul-Azm (pesë të dërguarit më të mirë), një i dërguar që përballoi dhe duroi vështirësitë për të thirrur popullin e tij për 950 vite, kur ata kalonin pranë tij çfarë vepronin?

Ata përqeshnin dhe talleshin me të.

Nuhu iu përgjigjej atyre plotësisht i sigurt me premtimin e Allahut duke iu thënë:

“Nëse talleni me ne, po kështu do të tallemi edhe ne me ju, siç talleni ju.” 11:38

”Dhe do të merrni vesh se cili është ai mbi të cilin do të vijë ndëshkimi që do ta mbulojë me turp dhe mbi të cilin do të bjerë dënimi i përjetshëm.” 11:39

Shpërndaje: