Shejkh Khalid Edh-Dhufejrij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139569
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Shejkh Rabi Ibn Hadi El-Medkhalij (Allahu e ruajttë!) dha fetua për xhihad në Muluku1 para Shejkh Mukbilit. Shejkh Rabi ka marrë pjesë në xhihad në Avganistan, ai ka udhëtuar atje tri herë.
Gjithashtu Shejkh Khalid Edh-Dhufejrij (Allahu e ruajttë!) është përgjigjur në një pyetje që e ka bërë një vëlla në forumin Sahab në datën 22.08.2011 dhe ka thënë:
”Ue Alejkum Selam Ue Rahmetullahi Ue Berakatuhu
Vëlla i nderuar! Po! Është e vërtetë që Shejkh Rabia ka shkuar (në xhihad) dy herë në Avganistan tek Shejkh Xhemijlur-Rrahman (Allahu e mëshiroftë!), ka hypur maleve dhe ka shtir me armë, këtë ma ka treguar vetë Shejkhu (Allahu e ruajttë!), të njëjtën ma kanë treguar edhe ata të cilët kanë qenë atje bashkë me Shejkhun.
Kjo (ndodhi etj) na dëshmon neve për trimërinë/guximin e Hoxhallarëve tanë Selefinj, në kundërshtim me ata të cilët ulërasin ditë e natë për xhihad, ata e veprojnë këtë vetëm për të mbledhur pare dhe që njerëzit të kthehen drejt tyre dhe të mendojnë/besojnë se këta janë Muxhahidat e vërtetë.
Nga çudirat e këtyre (njerëzve) hizbijve është se ata nuk e mohonin xhihadin në Avganistan dhe nuk e shikonin (si xhihad apo me shkuar atje), porse kur panë se çështja (fitorja) po afrohej dhe se mund ta shfrytëzonin atë për interesat e tyre, thanë; ”Allahu është më i Madhi. U çlirua Kabuli…” etj prej fjalëve të poshtra.”
_____________________________________