“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

1.Historiku i veprës “El-Ittiba” të Ibn Ebil-Izz

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Abil-Izz El-Hanefi (v. 792)
El-Ittiba, fq. 21-22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kam hasur në një traktat të shkruar nga një hanefi, në të cilin ai nxit që të pasohet verbërisht medhhebi i Ebu Hanifes -Allahu e mëshiroftë-. Në këtë traktat gjeta disa çështje problematike.

Nga frika e përçarjes së ndaluar dhe e pasimit të epsheve të dëmshme, desha t’ua tërheq vëmendjen atyre, dhe kështu  t’iu nënshtrohem fjalëve të Allahut -te ala-:

”Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut dhe mos u përçani!” Ali Imran, 3:103

”Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën vepruar.” El-Enam, 6:159

”Ai ju ka përcaktuar si fe atë që i porositi Nuhut, atë që të kemi shpallur ty (o Muhamed) dhe atë që u kemi porositur Ibrahimit, Musait dhe Isait: ”Ta zbatoni fenë dhe të mos përçaheni në të!” Esh-Shuara, 42:13

”Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte.” El-Muminun, 23:53

Domethënë, u ndanë në libra.

”Ata u përçanë vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete.” Esh-Shura, 42:14

”Prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut!” Sad, 38:26

Përveç kësaj profeti ﷺ ka thënë në hadithin e El-Irbad bin Sarijeh-radijAllahu anhu-:

”Kushdo që do të jetojë pas meje, do të shohë mospajtime të shumta. Prandaj kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e kalifëve të drejtë, të udhëzuar e udhëzues që do të vijnë pas meje. Kapuni për të e shtrëngojeni me dhëmballë. Ju paralajmëroj kundër risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë dhe autentik.

Në Kuran dhe sunnet ka shumë argumente të ngjashme që ndalojnë përçarjen dhe pasimin e epsheve.

E them këtë duke qenë se e konsideroj Ebu Hanifen -Allahu e mëshiroftë- një imam fisnik dhe një nga imamët e mëdhenj të muslimanëve. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!

 

 

 

 

 

Shpërndaje: