Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hixhreti në mënyrë që fëmijët musliman të mos edukohen në vend jomusliman

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (7/1/578-579)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

3190 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Në Abesini është një mbret tek i cili askush nuk trajtohet padrejtësisht. Shkoni në vendin e tij, derisa Allahu të jep një rrugëdalje dhe shpëtim nga ajo që ju po përjetoni.”1

Në hadith është është argumenti i qartë se është e lejuar për muslimanin që të emigrojë nga një vend jomusliman në të cilin ai përjeton vështirësi, në një vend tjetër që ofron lirinë e fesë. Megjithatë, kjo nuk është e njëjtë me atë që vepron rinia e sotme muslimane, ku ata braktisin vendet e tyre muslimane dhe udhëtojnë për në vendet e joislame, vetëm për shkak se ata janë duke përjetuar vështirësi apo tortura prej disa nga pushtetarët tiranë në vendet e tyre. Kjo nuk është e lejuar në bazë të shumë haditheve. Ndër të tjera, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Muslimani dhe pagani nuk e shohin zjarrin e njëri-tjetrit.”

Një tjetër arsye janë mëkatet dhe lakuriqësia që gjendet në këto vende. Është e rrallë që një musliman të mos mëkatojë atje. E çfarë të thuhet në lidhje me fëmijët e tij të cilët edukohen dhe marrin qumshtin e tyre atje? Prandaj, unë i këshilloj ata dhe të konvertuarit e atyre vendeve, që të emigrojnë në vendet islamike. Aty ata do të jenë në gjendje që të praktikojnë ritualet e tyre fetare dhe që të rrisin numrin e vëllezërve të tyre musliman. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

”Kur engjëjt ua marrin shpirtin atyre që ishin mizorë të vetvetes duke qëndruar me kufarët në një kohë kur emigrimi ishte obligim për ta. Engjëjt u thonë: “Në çfarë gjendje ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.” Engjëjt u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migronit në të?” Vendi i tyre është xhehenemi dhe sa vend i keq është ai!”2


1 Bejhaki në es-Sunnen (9/9) dhe Dala’il-un-Nubuvveh (2/301).

2 4:97

Shpërndaje: