Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hixhreti kërkon durim dhe mbështetje në Allahun

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340505.mp3
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Thotë Allahu Te’ala:

وَالَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي اللّهِ مِن بَعْدِ مَا ظُلِمُواْ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً

“Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë.” 16:41

Allahu u dha atyre një vend më të mirë se sa vendi nga i cili emigruan. Ai u dha atyre pasuri dhe shumë mirësi të tjera. Gjithashtu, u premtoi edhe shpërblim:

وَلَأَجْرُ الآخِرَةِ أَكْبَرُ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ

“Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!” 16:41

Ajo që pritet të fitoj besimtari në jetën tjetër është më e madhe se ajo që Allahu u ka dhënë atyre në këtë jetë, përkatësisht Xheneti:

الَّذِينَ صَبَرُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.”16:42

Ky është rezultati për ata që treguan durim. Durimi bëhet atëherë kur njeriu përballet me vështirësi. Pra, në rastin në fjalë, ata braktisin vendet e tyre, fëmijët dhe pasurinë dhe bëhen të panjohur në një vend tjetër. Pra, duruan në shumë aspekte.

Ata që emigruan iu mbështetën Zotit të tyre dhe besuan se Ai do t’u japë diçka edhe më të mirë se ajo që ata kanë lënë pas dhe e kanë humbur. Realiteti ishte se, ndodhi ajo që ata besun për Allahun ‘Azze ue Xhel. Allahu i dha atyre në kompensim diçka më të mirë se ajo çfarë braktisën në Meke. Kjo vlen për të gjithë të tjerët që bëjnë hixhret pa marrë parasysh vendin dhe kohën. Përderisa ata janë të sinqertë dhe e bëjnë një hixhret të duhur, Allahu u jep atyre diçka më të mirë se ajo që ata kanë lënë pas. Por fillimisht duhet bërë durim me jetën e vështirë.

Shpërndaje: