Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=41
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Së fundi, çdo gjë do të sqarohet dhe Hizbitë do të njihen. Dijetarët e Sunnetit janë të detyruar që ta sqarojnë gjendjen e Hizbive.
Ata mundohen t’i errësojnë dijetarët e ndershëm, të cilët thërrasin në fenë e Allahut. Kush mund të thotë se Hizbive iu intereson çështja e Islamit?!
Nëse me të vërtetë do iu interesonte aq shumë çështja e Islamit, ata nuk do t’i nënçmonin dijetarët e shquar dhe as nuk do të shpifshin për ta. Ata nuk i nënçmojnë dijetarët për asgjë tjetër pos për atë se dijetarët nuk pajtohen me hizbillakun e tyre.
Allahu e shpërbleftë me shumë të mira atë (Alameh Rabi el-Medkhalin)! Megjithatë, ai nuk është i pagabueshëm. Ne nuk themi se ai nuk gabon. Të gjithë ne veprojmë mirë dhe e gabojmë. Të gjithë ne kemi injorancë në lidhje me diçka dhe dije në lidhje me diçka tjetër.”