Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hyri në ihram pasi kaloi mikatin (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah_09-11-1434_0.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet personi i cili dëshiron të bëjë umren ose haxhin dhe e kalon mikatin para se të hyjë në ihram, të kthehet te mikati dhe të hyjë në ihram, apo të hyjë në ihram aty ku është dhe të ther kurban si shpagim?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Atij nuk i lejohet të hyjë në ihram pasi të ketë kaluar mikatin. Për derisa ai mund të kthehet, ai duhet ta bëjë këtë dhe të hyjë në ihram nga mikati. Nëse nuk mund të kthehet, ai hyn në ihram kur t’i kujtohet dhe therë kurban si shpagim.

Shpërndaje: