Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hyrja në tualet me audio kaseta të Kuranit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “I’laam Mu’aasireen bi-Fetava Ibnul-Uthejmin”, fq 197.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi në lidhje me hyrjen në tualet me audio kaseta në të cilat gjendet i incizuar recitimi i Kuranit?”

Përgjigje: “Sa i përket audio kasetave të cilat kanë recitime të Kuranit, apo hadithe, ose këshilla të përgjithshme fetare, nuk ka dëm nëse hyjmë me to në tualet. Kjo është për shkak se përmbajtja e audio kasetës nuk është e shkruar. Pra, nëse e hapni audio kasetën, nuk do të mundni të lexoni ndonjë gjë. Kjo është e kundërta me tekstet e shkruara; pra është e ndaluar për dikë që të hyjë në banjë me Kuran, pos nëse frikësohet se dikush do i’a vjedh atë.”

Shpërndaje: