“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Hyrja në xhami gjatë ezanit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/193)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për faljen e dy rekateve kur të hyjmë në xhami ndërkohë që muezini është duke e thërritur ezanin? Shtojini kësaj edhe atë se nuk mjafton koha për t’i falur këto dy rekate ndërmjet ezanit dhe ikametit.

Përgjigje: Është më mirë të presësh dhe të përsërisësh ezanin dhe të përfundosh me lutjen:

اللَّهُمَّ ربَّ هَذه الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ والصَّلاَةِ الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً الوسيلة والْفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَاماً محموداً الذي وَعَدْتَهُ 

“O Allah! Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i këtij namazi për të cilin po thirret! Jepja Muhamedit Uesilën dhe pozitën e lartë. Jepja atij pozitën e lavdëruar të cilën ia ke premtuar atij.”

Përjashtimi i vetëm është nëse kjo ndodh para namazit të xhumasë; këtu është më mirë të falesh së pari.


1 Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: