Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I cilës moshë duhet të jetë djali që gruaja të obligohet për tu mbuluar në prani të tij?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ‘aled-Derb (260 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I cilës moshë duhet të jetë djali, në mënyrë që gruaja të obligohet për t’u mbuluar para tij?

Përgjigje: Sheriati Islam nuk ka përcaktuar ndonjë moshë specifike për këtë, porse ajeti Kuranor vetëm përmend se pranë kujt duhet që ajo të mbulohet, dhe kur është fjala tek fëmija, ka përmendur cilësi të tij, e jo moshën që duhet pasur. Thotë Allahu (te ala):

أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء

“Ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra.” 24:31

E rëndësishme është që gruaja nuk ka nevojë të mbulohet para djalit që nuk ka njohuri në lidhje me çështjet e femrave dhe se ai nuk është i interesuar fare për to.

Kjo ndryshon në varësi të natyrshmërisë së djemve dhe moshës së tyre. Mund të ndodhë që djali të jetë nëntë vjet dhe di për gratë atë që dinë burrat e të rriturit. Por, gjithashtu mund të jenë njëmbëdhjetë vjet pa ditur asgjë në lidhje me këto çështje e as nuk i intereson për to e as nuk i ka shkuar mendja në këtë drejtim fare.

Në këtë aspekt, ndikon edhe edukata dhe rrethi në të cilin ai jeton, p.sh.: nëse djali jeton në mesin e njerëzve që flasin për gratë dhe çështjet e grave, emocionet e tij do rriten më shpejtë dhe më herët. Mirëpo, nëse ai jeton në mesin e njerëzve që nuk flasin për këto çështje, çështja emocionale e tij është më e dobët në këtë drejtim dhe atij nuk do t’i interesojnë ato fare.

Pra, siç e thamë ne e shikojmë gjendjen e djalit, nëse ai shikon gruan e bukur ndryshe nga gruaja që nuk është edhe aq e bukur qoftë edhe nëse ai këtë e bën fshehurazi apo vërehet ndikimi tek emocionet e tij atëherë themi se është e detyruar për gruan që të mbulohet në prani të tij dhe nëse ai nuk i kushton rëndësi fare këtyre gjërave, dhe nuk i njeh dallimet dhe veçoritë e grave, atëherë nuk është e detyrueshme për tu mbuluar në prani të tij.

Shpërndaje: