Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Ligjërata: Tefsiri i sures En-Nisa, kaseta nr 3
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Në lidhje me kuptimin e fjalës së Allahut të Lartësuar:
“I krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni.” Lukman: 31:10
Përgjigje: Ka dy mendime në mesin e mufesirinëve:
1 – Sipas njërit mendim, kjo është cilësi e qiejve, që do të thotë ato kanë shtylla por kjo gjë nuk mund të shihet.
2 – Kuptimi tjetër është që ju e shihni qiellin siç e dëshmoni vetë me sytë tuaj dhe ai nuk ka shtylla dhe ky mendim është më afër të saktës për shkak të fjalës së Lartësuarit:
“Ai e mban qiellin të mos bie në tokë vetëm nëse dëshiron Ai.” El-Haxh, 22:65