Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Nurun ala-Darb (50 A)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Cili është gjykimi për të luajtur me letra në qoftë se nuk luhet për para?
Përgjigje: Loja me letra është dëfrim i tepërt-argëtues, i kotë dhe humbje e madhe e kohës. Ata që luajnë me letra shpenzojnë orë të tëra duke luajtur kot. Kështu ata humbasin përfitime të mëdha. Për këtë shkak shejkhu ynë Abdurr-Rrahman es-Sa’di -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë se loja me letra është e ndaluar. Me sa duket ai mendimin e tij e ka mbështetur me parimin e shejkhul-Islam Ibnu Tejmijes -Allahu e mëshiroftë!- që thotë se ajo që dëfren shumë, të distancon nga obligimet dhe si e tillë është argëtim i kotë dhe i ndaluar.
Loja me letra gjithashtu sjell grindje në mes të pjesëmarrësve. Aty mund të lindin konflikte, kacafytje dhe shpifje gjatë lojës. Gjithashtu mund të luhet për diçka tjetër pos të hollave. Sido qoftë njeriu i mençur dhe besimtar i cili e vlerëson kohën e tij nuk bie aq poshtë sa që të luaj me letra dhe të argëtojë veten me to.