Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/120)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Në Ramazan, nëna ime mori ilaçet e saj pak kohë pas thirrjes së ezanit për namazin e sabahut. E kam njoftuar atë që ajo duhet të përsërisë atë ditë nëse ajo i merr ilaçet e saj në atë kohë.
Përgjigje: Agjërimi është i pavlefshëm nëse pacienti merr ilaçet e tij pas agimit në Ramazan sepse ai e ka prishur agjërimin me dashje prandaj detyrohet të agjërojë pjesën tjetër të asaj dite. Por nëse agjërimi i vështirësohet për shkak të sëmundjes, asaj i lejohet të vazhdojë të hajë dhe të pijë dhe pastaj ta kompensoj atë ditë.
Personit të sëmurë nuk i lejohet të marrë ilaçet e tij gjatë agjërimit në Ramazan përveç në rast domosdoshmërie. Nëse është në rrezik vdekje ne e lejojmë që të marrë tabletat. Në këtë rast ai e prish agjërimin e tij. Atij i lejohet ta bëjë këtë kur është i sëmurë.