Shejkh Xhemal bin Furehjan el-Harithi
Burimi: Selman el-Audeh bejna Tanakudhat-il-Ems uel-Jeum, fq. 101-102
Përgatiti & fusnota: www.perlatmuslimane.com
Selmani i sotëm është si Selmani i djeshëm dhe vetëm Allahu e di arsyen pas paradoksit të tij.
Dje ai i irritonte të rinjtë nga dijetarët e mëdhenj të Ehl-us-Sunnetit dhe nga ndejat me ta. Sot ai e praktikon këtë, kur në pozitën e një anëtari iu bashkohet të ashtuquajturit Unioni i Dijetarëve Musliman.
Presidenti i unionit është njeriu prapa sprovave dhe fetvave devijuese: Jusuf el-Karadavi.
Nënkryetarët janë Ahmed el Khalili i cili është Ibadhijjeh dhe Ajatullah et-Taskhiri i cili është Rafidi (Shiit)2.
A do ti, Selman, ti lidhësh të rinjtë tek këta njerëz me besime të prishura dhe metodologji destruktive dhe t’i bësh ata që t’u shmangen dijetarëve me metodologjinë hyjnore?
Pse u themelua ky union? Pse jeni pjesmarrës në të, Selman? Ai që është i mençur dhe me përvojë e di se arsyeja prapa këtij unioni është për t’i bërë njerëzit që të mos i besojnë Komisionit Kibar-ul-Ulemat në Arabinë Saudite. Ata e akuzojnë atë se pason regjimin e vendit në mënyrë skllavërore për t’i irrituar njerëzit nga ajo.
_____________________________
1 Shih https://en.m.wikipedia.org/wiki/International_Union_of_Muslim_Scholars
2 There are at least 90,000 Muslim scholars to be found in the union, who claim to bring together Sunni, Shia, and Ibadi Muslims. (ibid.)
Unioni kujfton fort Alrisala Scandinavian Foundation, që ndër të tjera e ka një prej zyrave të tyre në Örebro, Suedi.
Shih linkun më poshtë për të parë se si përfaqësuesit e organizatës bëjnë mexhlise dhe fotografohen me Rafida, Ibadhijjeh dhe priftërinjë: