“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

I pari të cilit do t`i jepen rroba në Ditën e Gjykimit

Imam Muhammed Ibn Ahmed El-Kurtubi 

Burimi: El-Munteka min Et-Tedhkirah, faqe. 164-166

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nisi të na qortojë neve dhe tha:
”O njerëz! Ju do të mblidheni para Allahut të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet.

كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُ وَعْدًا عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ

”Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.” 1

Njeriut të parë që do t`i jepen rroba në Ditën e Gjykimit është Ibrahimi (alejhis-salatu ues-selam). Burra nga umeti im do të sillen përpara dhe do të kapen në dorën e majtë. Unë do të them: ”O Zot! Pasuesit e mi!” Ai thotë: ”Ti nuk e dinë se çfarë ata kanë shpikur pas teje.” Dhe unë do të them atë që e tha robi i drejtë:

وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

”Kam qenë dëshmitar deri sa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. E, Ti je dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” 2

Do të thuhet: ”Që kur ti i ke lënë ata, ata e kanë kthyer shpinën dhe janë kthyer mbrapa.” 3

Hadithi tregon përsosmërinë dhe karakteristikat e vetme (unike) të Ibrahimit (alejhis-selam) në të njëjtën mënyrë sikurse u dallua edhe Musai (alejhis-selam), kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) e gjeti atë duke mbajtur këmbën e fronit (arshit) edhe pse ai (salAllahu alejhi ue selem) është i pari që do të ringjallet nga toka.

Kjo nuk do të thotë se Ibrahimi (alejhis-selam) është më i mirë se Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) në çdo gjë. Fakti është se Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) është më i miri në Ditën e Gjykimit.

Shejkhu jonë Ebul Abbasi tha:
”Është e mundur që hadithi i pëfshin të gjithë njerëzit përveç tij (salAlahu alejhi ue selem).

Dijetarët kanë folur rreth urtësisë së Ibrahimit (salAlahu alejhi ue selem), se do të jetë personi i parë të cilit do t`i jepen rrobat. Është transmetuar gjithashtu se nuk ka pasur kurrë ndonjë njeri i cili ia ka pasur frikën Allahut më shumë se sa Ibrahimi (alejhis selam). Prandaj, ai është i pari të cilit do t`i jepen rrobat në mënyrë që zemra e tij të jetë e sigurt.

Mundet, gjithashtu të varet edhe nga ajo që është përmendur në një hadith, dhe se ai ishte i pari i cili ishte urdhëruar për të falur namazin me Sir`uale, për t`i dhënë rëndësi edhe më shumë mbulimit të pjesëve të turpshme dhe që organi i tij të mos prekte vendin e namazit. Ai e bëri atë që ishte urdhëruar dhe si rezultat i kësaj ai u shpërblye që të jetë i pari të cilit do ti jepen rroba në Ditën e Gjykimit.

Gjithashtu mund të jetë edhe për shkak se ai ishte zhveshur para të gjithë njerëzve kur ai u hodh në zjarr në të njëjtën mënyrë sikurse veprohet kur duhet ekzekutuar dikë. Ai u ekspozua në atë gjë për hirë të Allahut. Ai duroi, shpresoi shpërblimin e Allahut dhe u mbështet në Allahun, Ai e kurseu atë nga e keqja e zjarrit në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. Ai e shpërbleu atë për këtë lakuriqësi duke e liruar atë nga lakuriqësia e Ditës së Gjykimit para të gjithë njerëzve. Kjo është Ixhtihad dhe Allahu e di më së miri.


1 El-Enbija’ 21:104

2 El-Maideh 5:117-118

3 Muslim (2860)

Shpërndaje: