Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (62), min 1.11.02
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighatsah%2005-03-1438H.mp3-1.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gjatë rrotullimit të tavafit të fundit gruaja ndjeu se diçka i rrodhi. Pas një ore, ajo e kuptoi se i kishte ardhur cikli menstrual. A është umra e saj e vlefshme?
Përgjigje: Nëse ajo e kuptoi se asaj i erdhi cikli menstrual ndërsa ajo ishte duke bërë tavaf, atëherë umra e saj është e pavlefshme. Ajo duhet ta kompensojë atë pas ciklit menstrual. Asaj i lejohet të mbetet në ihram. Ajo nuk duhet të dalë nga ihrami. Nëse ajo ka dalë nga ihrami, ajo duhet të kthehet në të dhe t’i shmanget çdo gjëje që është e ndaluar gjatë ihramit. Ajo duhet të shmang burkën dhe nikabin. Pasi të jetë pastruar nga cikli, ajo bën tavaf për umre, ecën në mes Safas dhe Maruas dhe i shkurton majat e flokëve.