Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Iblisi është prej xhinëve

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 16370/1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Iblisi a është engjëll apo xhin? A janë xhinët pasardhësit e tij, apo ai dhe pasardhësit e tij janë pasardhës të engjëjve?”

Përgjigje: “Iblisi është nga xhinët, siç ka thënë Allahu:

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ 

“Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet.” 1

Ai nuk është engjëll, ai është krijuar nga zjarri, ndërsa engjëjt u krijuan nga drita. Për këtë gjë kemi argument ajetet Kur’anore që flasin për krijimin e Iblisit. Është vërtetuar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) thotë në hadithin që transmetohet nga Aishja (radijAllahu anha):

خلقت الملائكة من نور، وخلق الجان من مارج من نار، وخلق آدم مما وصف لكم

“Engjëjt janë krijuar nga drita, Xhinët janë të krijuar nga zjarri pa tym dhe Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar juve (në Kur’an). “ 2

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”


1 El-Kehf 18:50

2 Muslimi

Shpërndaje: